75 Mall Live Search
18:11 / E Martë, 15 Mars 2022 / k.v

​22 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Një 43-vjeçar nga Saranda, i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus.

Nga 765 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar pozitivë 11 qytetarë në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 662 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268.563.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 272.711 raste pozitive, 268.563 janë shëruar, 662 janë aktive, ndërsa 3.486 pacientë kanë humbur jetën.