75 Mall Live Search
22:30 / E Martë, 15 Mars 2022 / AR

Shfrytëzonte dy vajza për prostitucion, ish-konkurrenti i “Përputhen” publikon mesazhe

Ish konkurrenti i “Për’puthen 1”, Alban Dyrmishi, ditë më parë u arrestua nga policia e Tiranës.

Ai u akuzua se shfrytëzonte dy vajza për prostitucion në një qendër masazhi, shkruan Indeksonline.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa imazhe në të cilat kinse ai ka vendosur të publikoj bisedën me pronaren e vendit të cilin e kishte marrë me qera.

Gjatë bisedës, pronarja i kishte kërkuar të mos e shqetësojë më.

Kujtojmë që ndaj Dyrmishit është caktuar “arrest shtëpiak”./Indeksonline/