Champions League, sot luajnë Juventus – Villareal dhe Lille – Chelsea

Në një të tetën e finales së Champions League, do të zhvillohen dy lojë, Juventus – Villareal dhe Lille – Chelsea.
Të dyja ndeshjet do të fillojnë nga ora 21:00. Juventus – Villareal, do të jenë përballë njëri-tjetrit në stadiumin Allianz në Turin të Italisa.
Ndërsa, Lille dhe Chelsea, do të takohen në Stade Pierre-Mauroy në Lille të Francës. Për Lillen luan lojëtari i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.