75 Mall Live Search
09:54 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / A. M.

Kërcënohet kryetari i Gjakovës, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mëngjes ka marrë një telefonatë nga Kuvendi Komunal ku është njoftuar se është kanosur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, nga një person.

I dyshuari është arrestuar dhe është në ndalim policor prej 48 orëve

“Më datën 15.03.2022 rreth orës 09:30, Stacioni policor – Gjakovë, ka pranuar një telefonatë nga Kuvendi Komunal se është kanos kryetari i komunës nga një person. Policia ka vepruar dhe i është përgjigj rastit dhe tani të dyshuarin e ka shoqëruar në lokalet e stacionit policor, pas intervistimit është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të ti, i dyshuari mbahet në ndalim policor prej 48 orësh. Rasti nën hetime”, raporton Policia.