75 Mall Live Search
09:56 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / OSH

Sprovë e madhe për deputetët, sot në Kuvend për votim është edhe neni i Kodit Civil që lejon martesat e gjinive të njëjta!

Kuvendi i Kosovës për pak pritet të nis seancën e re plenare.

Në rend dite është edhe votimi për Kodin Civil që lejon martesat e gjinive të njëjta në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Siç duket, sot deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të kenë një sfidë përpara vetes, që të votojnë pro apo kundër këtij neni.

IndeksOnline ka raportuar në vazhdimësi për këtë temë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, miratimi i këtij ligji është ndjekje e praktikave të vendeve të tjera të rajonit.

“Projekt Kodi Civil i Kosovës përkitazi me këtë çështje ka ndjekur praktikat e vendeve të tjera si të Sllovenisë, Hungarisë dhe Malit të Zi”, thuhej në njoftimin e MD-së./IndeksOnline/