“Mercedes”-i del nga rruga dhe godet shtyllën në Fushë Kosovë

Një veturë e tipit “Mercedes” është aksidentuar në mëngjesin e së mërkures në Fushë Kosovë.

Sipas pamjeve që ka siguruar IndeksOnline, vetura shihet të ketë dal nga rruga me ç’rast ka goditur një shtyllë.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar kurse vetura shihet që ka dëme të konsiderueshme materiale./IndeksOnline/
