75 Mall Live Search
22:02 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / OSH

Studentët e irrituar me vendimin e UP-së për mos rimburësim të pagesës së semestrit

Këshilli drejtues i Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministria e Arsimit,Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit kanë marrë vendim për plotësimin-ndryshimin e vendimit me nr 4/74, lidhur me lirimin e pagesave të regjistrimit të semestrit për disa kategori të studentëve.

Mirëpo, ky vendim po dëmton një numër të konsiderueshëm të studentëve.

Në pikën 4.4 të vendimit thuhet se “ [lirohen nga pagesa] studentët e nivelit Master, një vik akademik, pas përfundimit të semestrit të fundit të rregullt të studimeve”.

Por, ky vendim nuk vlen për studentët që tashmë i kanë kryer obligimet para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, i cili u nënshkrua më 14 mars 2022.

“Në përshtatshmëri me kategoritë tjera, lirimi nga pagesa për kategorinë e studentëve si në alinenë 4.4 nuk nënkupton rimburësimin e pagesave për studentët që i kanë kryer obligimet para hyrjes në fuqi të këtij vendimi”.

Studentë të shumtë janë shprehur të irrituar me këtë vendim.

Njëri nga studentët është ankuar në adresë të IndeksOnline i cili ka paguar dy semestrat me vlerë prej 300 euro në fund të muajit shkurt, kurse të tjerët që ende s’i kanë kryer obligimet do të studiojnë falas.

Kryetari i Parlamentit Studentor të UP-së, Lirigzon Hoxha, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se sot janë drejtuar me kërkesë tek Këshilli Drejtues i UP-së që të gjithë studentët të cilët e kanë bërë pagesen e semestrave e që me vendim të Ministrisë së Arsimit janë të liruar nga pagesat të i’u bëhet rimbursimi i plotë i shumës që kane paguar.

“ Ne kemi pranuar nje numër të madh të ankesave rreth çështjes së rimbursimit të pagesave që janë bërë nga studentët,  me ç’rast sot e kemi bërë kërkesen tek Këshilli Drejtues i UP-së që të gjithë studentet të cilët e kanë bërë pagesen e semestrave e që me vendim të Ministrisë së Arsimit janë të liruar nga pagesat të i’u bëhet rimbursimi i plotë i shumës që kane paguar.

Ne kerkojmë që patjeter të bëhet rimbursimi i të hollave pasi që në situaten qe jemi , me vështirsitë ekonomike te familjeve ne Kosovë, e sidomos me krizen e kohëve të fundit mendoj qe kjo shumë do të vështirsonte edhe më shumë situaten e studentëve, pasi që është një shumë mjaft e madhe per ne si student. Andaj ne do te bejme presion derisa te merret vendimi në të mirë të studentëve, dhe të bëhet kthimi i plote i të hollave”, tha ai.

Ndërkohë, IndeksOnline po pret përgjigje nga UP dhe Ministria e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë për të shikuar mundësinë e rishqyrtimit të rimburësimit të studentëve që tashmë kanë paguar semestrin./IndeksOnline/