75 Mall Live Search
15:26 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / B O

Batatina: Kur i bëj unë zëvëndësimet, ta shkatërroj edhe Mourinhon

Tahir Batatina ka qenë i ekzaltuar pas fitores ndaj Gjilanit dhe arritjes në gjysëmfinalen e Kupës së Kosovës. Trajneri i Llapit ka thënë se kur ai i bën zëvëndësimet, e shkatërron edhe Jose Mourinhon.

“Kemi dominuar ndaj Gjilanit në çdo aspekt, sidomos në pjesën e dytë me ndërrimet që i bëra. Kur i bëjë ndërrimet edhe Mourinhon ta shkatërroj si kuundërshtar. Me Fazliun dhe Firminon e kam ditur se do ta dominoj dhe do ta fitoj ndeshjen. Llapi është më i përgatitur se të gjitha ekipet, ka potencial dhe mendoj se kupa sërish do të vijë në duart tona” ka thënë Batatina./Indeksonline/