75 Mall Live Search
16:24 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

Putin: Perëndimi dëshiron të dominojë globin, nuk do t’ia dalë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Perëndimi “nuk do të arrijë” në atë që ai e quajti përpjekje për të dominuar globin dhe për të copëtuar Rusinë.

“Nëse Perëndimi mendon që Rusia do të zmbrapset, atëherë nuk e kupton Rusinë”, tha ai në ditën e 21-të të pushtimit të Ukrainës.

Presidenti gjithashtu pretendoi se “mbajtja e Rusisë në shina” ishte një politikë afatgjatë e Perëndimit dhe se sanksionet ekonomike ishin dritëshkurtër.

Putin tha se Rusia ishte gati të diskutonte statusin neutral të Ukrainës, por kjo nuk do të ndalte Moskën që të përmbushte objektivat e saj ushtarake, që sipas Putinit po ecnin sipas planit.