Propozohet projekti për statujën “Erin Go Dance” dedikuar DJ kosovar i cili vdiq papritmas

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot është takuar me Shoqatën e Gastronomëve dhe Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës.
Siç njofton kryetari, u paraqit propozimi për statujën Erin Go Dance, në përkujtim të të ndjerit Erin Godanci i cili dha një kontribut të veçantë në jetën muzikore të Prishtinës, shkruan Indeksonline.
DJ kosovar Erin Godanci ka vdekur më 11 janar, në moshën 27-vjeçare.
“Në takim me Shoqatën e Gastronomëve dhe Drejtorinë e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës diskutuam disa nga çështjet që vazhdimisht i shqetësojnë qytetarët, si zhurma akustike dhe ligji për duhanin në mjedise publike.
U ngritën edhe disa kërkesa për një rregullore komunale që t’i kategorizojë kafeteritë dhe u paraqit projekt propozimi për statujën Erin Go Dance, në përkujtim të të ndjerit Erin Godanci i cili dha një kontribut të veçantë në jetën muzikore të Prishtinës”, ka shkruar Rama./Indeksonline/