75 Mall Live Search
19:30 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

Momenti EPIK kur Ronela SHAN në koncertin e Malumas

Ronela Hajati ishte njëra nga këngëtaret shqiptare që hapi koncertin e yllit kolumbian, Maluma, në Tiranë me 14 mars.

Artistja shqiptare pushtoi skenën me performancën e saj plot energji, për të cilën karakterizohet.

Por momenti më i shpërndarë nga paraqitja e saj është padyshim sharja e saj, e cila nxiti brohorima të mëdha në publik.

Këngëtarja shqiptare e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” ishte e veshur me shumë stil, duke kombinuar një xhaketë të shkurtër shumëngjyrësh me zinxhir që lëshoheni në pjesën e krahëve me sytjena të ngjashme dhe pantallona të ngushtë me ngjyrë të zezë dhe çizme të gjata.

Me flokë bionde në stilin ‘bob’ dhe makijazh të theksuar, krijuesja e hitit “Sekret” duke e mahnitshme, teksa ndezi skenën në kryeqytet.