Kryemadhi: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për situatën e krijuar në vend si pasojë e reshjeve të dendura.
“Koha nuk pret! Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!”, ka thënë znj. Kryemadhi.