Liverpooli mposht Arsenalin dhe “dridh” Manchester Cityn

Liverpooli ka arkëtuar tri pikë të reja dhe tejet të rëndësishme duke e mposhtur Arsenalin me rezultat 2-0 në udhëtim për ta ndezur kështu në maksimum garën për titull në Premier Ligë.
Të përzgjedhur e Jurgen Klopp mposhtën ata të Mikel Aretatas në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 29-të me dy gola të realizuara në pjesën e dytë të ndeshjes, transmeton KosovaPress.
Fillimisht Diogo Jota i dha epërsinë skuadrës së Jurgn Klopp në minutën e 55’, dhe më pas atë e dyfishoi Roberto Firmino në minutën e 52’ pas asistimit nga Robertson.
Kjo fitore e çon Liverpoolin në kuotën e 69 pikëve në vendin e dytë me vetëm një pikë prapa liderit Manchester City.
Arsenali nga ana tjetër mbetet në vendin e katërt me 51 pikë.