Bislimi zbulon se cilat janë tri opsionet për targat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në një intervistë për Kossev ka dhënë detaje lidhur me marrëveshjen për targat me Serbinë.
Ai thotë se më 21 prill të këtij viti skadon afati për zgjidhjen e përhershme për targat, transmeton Indeksonline.
Bislimi tregon se deri tani në tavolinën e Brukselit janë tri opsione.
“Mbani ato ekzistueset, pa ngjitëse, gjë që mbështetet nga pala kosovare, sepse tabelat e tilla, janë zgjidhja më e lirë dhe në përputhje me standardet evropiane.
Dy zgjidhjet e tjera kanë të bëjnë me modifikimin e tabelave të Serbisë dhe Kosovës, varianti A për të ruajtur simbolet kombëtare dhe ndryshimi i shkurtesave, si dhe varianti B apo anasjelltas për të ndryshuar simbolet kombëtare dhe për të ruajtur shkurtesat. Për momentin, pala serbe ende insiston në afishe”, ka thënë Bislimi./Indeksonline/