Eljona Pateriku shpallet gazetarja e re e vitit
Gazetarja e re e sportit, Eljona Pateriku, është shpallur gazetarja e re e vitit nga Shoqata e Gazetarëve të Sportit në Kosovë.
Në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve për gazetarinë sportive në Kosovë “Ali Shala”, Pateriku fitoi çmimin që u ndahet gazetarëve të ri të sportit, “Young Reporter”.
Ky është çmimi i parë për gazetaren e re Eljona Paterikun, e cila shpreson që ky çmim të jetë shtysë për karrierën e saj.