Agim Ademi lirohet nga paraburgimi

Kreu i FFK-së, Agim Ademi është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“I njëjti është intervistuar nga prokurorim dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt” konfirmon Prokuroria.
Ademi u arrestua mbrëmë pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Federatës, Artan Govorin.
I njëjti është kandidat për një mandat të ri në kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa kundërkandidati i tij është Gramoz Vokrri./Indeksonline/