75 Mall Live Search
16:29 / E Enjte, 17 Mars 2022 / MSH

Kharkiv: Bombardohet një shkollë, vdesin 21 persona

Njëzet e një persona kanë vdekur si pasojë e bombardimeve ruse në Kharkiv.

Sulmi ndodhi nga një artileri ruse që goditi një shkollë dhe një qendër komunitare në Merefa.

Sipas kryebashkiakut të Merefës, Veniamin Sitov, sulmi ndodhi pak para agimit të ditës së sotme.

Në përgjithësi, Kharkivi ka qenë qendër e bombardimeve ruse.

Katër persona të tjerë kanë vdekur edhe në Chernihiv, nga bombardime që u bënë në një qendër tregtare të qytetit.