75 Mall Live Search
19:39 / E Enjte, 17 Mars 2022 / LB

Lirohen dhjetëra policë me urdhër të Gjykatës, të arrestuar në operacionin “Pika”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar dhjetëra policë të arrestuar në operacionin “Pika”.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se disa nga zyrtarët policorë të arrestuar mëngjesin e së hënës janë liruar sot me vendim të Gjykatës.

Ndërsa një ditë më parë Gjykata ka caktuar masën e sigurisë kundër 24 zyrtarëve të tjerë të arrestuar në operacionin “Pika”.

Indeksonline kishte raportuar ekskluzivisht për këtë operacion.

Këta janë disa nga policët dhe doganierët e arrestuar, dyshohen për marrje  të ryshfetit (Video/Foto) – Indeksonline.net