Proteston “Kalabria”/ “Mos e shfuqizoni planin rregullues të lagjes”

Dhjetëra banorë të lagjes “Kalabria” të kryeqytetit, kanë protestuar para Komunës së Prishtinës, për të kundërshtuar shfuqizimin e planit rregullues për këtë lagje.
Me shfuqizimin e këtij plani, sipas banorëve gjysma e lagjes “Kalabria” mbetet e bllokuar total.

Protestuesit thonë se në vitin 2021 është miratuar plani rregullues për lagjen dhe është aprovuar në Asamble, e cila më pastaj ka shkuar në Ministri të Planifikimit.
“Shfuqizimi i planit Rregullues për “Kalabrinë” e pamundëson mbulimin e lumit dhe pamundëson punimin e rrugës A. Kryetar mos e blloko “Kalabria”, ishin disa nga thirrjet e tyre në pankarta.

Besim Krasniqi tha se shfuqizimi i këtij plani do të jetë i dëmshëm për banorët e kësaj lagje.

Ai tha se tri protesta deri më tani i kanë mbajtur dhe se do ta kundërshtojnë edhe më tej shfuqizimin e këtij plani./IndeksOnline/