75 Mall Live Search
18:22 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjesti fisnik i kryeministrit, ja si e ndihmoi një person me aftësi të kufizuara! (Foto)

Nesër më 3 dhjetor do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me aftësi të kufizuara.

Për këtë ditë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një konferencë për të shënuar këtë ditë, ku kishte të pranishëm persona me aftësi të kufizuara.

Kryeministri ka postuar disa foto nga konferenca e sotme në profilin e tij në Facebook. Ajo që bie në sy në njërën foto është se Haradinaj shihet duke ia ofruar kafen për të pirë njëri nga personat me aftësi të kufizuara.

Ja postimi i Haradinajt:

3 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Sot, në Konferencën me rastin e shënimit të kësaj dite, vlerësuam progresin e bërë dhe punën që duhet bërë për avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, shkruan Indeksonline.

Si Qeveri, në emër të popullit të Kosovës, që është populli më solidar dhe më human në botë, me ndjenja të jashtëzakonshme, falënderoj të gjithë partnerët, vendet dhe qeveritë mike, si dhe donatorët, që ndihmojnë në transformimin drejt një shoqërie të qëndrueshme për të gjithë.

Së bashku do ta përshpejtojmë procesin drejt zhvillimit gjithëpërfshirës. /Indeksonline/