Biden paralajmëron pasojat nëse Kina i jep mbështetje Rusisë

Ka zgjatur rreth dy orë biseda telefonike mes presidentit të ShBA-ve, Joe Biden dhe atij të Kinës, Xi Jinping. Detajet rreth telefonatës dy-orëshe janë ende të pakta.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë thotë se Biden “përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë, ndërsa kryen sulme brutale kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas”.
Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme kineze thotë se Xi e bëri të qartë gjatë takimit se “si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy ekonomitë kryesore të botës, ne jo vetëm që duhet t’i drejtojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA përpara në rrugën e duhur, por gjithashtu mbajmë mbi supe pjesën tonë të përgjegjësive ndërkombëtare dhe punojmë për paqen dhe qetësinë botërore”.