Kushtet e jetesës në Mariupol janë mesjetare, thotë deputeti ukrainas

Një deputet ukrainas i ka përshkruar kushtet në qytetin e rrethuar të Mariupolit si “mesjetare”.
Dmytro Gurin tha për BBC se furnizimet me ushqim dhe ujë në qytet po arrijnë nivele të ulëta dhe të rrezikshme.
“Njerëzve u mungon ushqimi dhe më e rëndësishmja [janë] pa ujë”, tha Gurin.
“Disa ditë më parë, tanket filluan të qëllojnë drejt ndërtesave nëntëkatëshe, kështu që njerëzit nuk mund të dalin jashtë. Të gjithë janë ulur në apartamentet dhe bodrumet e tyre duke menduar nëse do të vdesin orën e ardhshme”.
Granatimet nuk ndalojnë kurrë dhe të shtënat nuk ndalen kurrë”, shtoi ai.
“Aeroplanët… ata hedhin qindra bomba gjatë 24 orëve.”
Gurin shprehu gjithashtu pesimizëm mbi mundësinë e krijimit të korridoreve shtesë humanitare nga qyteti, duke thënë se pala ukrainase po përpiqet të ketë një marrëveshje dhe ta hapë atë, por Rusia po përseritë qendrimet e saj çdo herë.
Ai shtoi se bombardimet e lëshuara nga forcat ruse mbi qytet, e kanë bërë atë të panjohur.
“Nga fotot që kam parë, nuk ka më qytet. Sipas vlerësimeve të zyrës së kryetarit, 30% e ndërtesave janë shkatërruar totalisht dhe 50% janë dëmtuar rëndë. Shtëpia ime është djegur deri në themel.”