75 Mall Live Search
10:54 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / A. M.

Serbia dërgon ambasadorin e ri në Moskë, radikali me prejardhje nga Kosova

Ambasadori i ri i Serbisë në Rusisë, Momçillo Babiç, edhe zyrtarisht i ka paraqitur kopjet e kredencialeve zv/ministrit të Jashtëm, Alexander Viktorovich Grushko.

Ndër të tjera, sipas MPJ-së ruse, është diskutuar edhe çështja e Republikës së Kosovës.

Kujtojmë se Babiç më parë ishte diplomat i Serbisë në Sllovaki.

File:Momčilo Babić Момчило Бабић.jpg - Wikimedia Commons

Nga informacionet dhe CV-ja e tij, del se ambasadori serb ka lindur në Pejë.

Gjithashtu, sipas mediave, ai njihet si një ndër specialistët më të mirë serbë të mjekësisë.

Ai ka konsultuar liderin radikal serb Sheshel gjatë grevës së urisë në Hagë, si dhe ish-Presidentin Nikoliç gjate grevës së urisë në Beograd. /Indeksonline/

Momčilo Babić novi ambasador Srbije u Rusiji - 10.02.2022, Sputnik Srbija