Chelsea vazhdon në gjysmëfinale të FA Cup, mposht Middlesbrough

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Riverside” mes skuadrës së Middlesbrough dhe kampionit evropian Chelsea, e vlefshme kjo për fazën e çerekfinales së FA Cup.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Chelsea ka shënuar fitore si mysafirë me rezultat 2:0 kundër Middlesbrough.
Fillimisht, ishte sulmuesi belg Romelu Lukaku ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku kalon Chelsean në epërsi prej 1:0 në minutën e 15’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes, dhe të dytin për Chelsean e shënoi sulmuesi anësorë Hakim Ziyech, i cili shënon në minutën e 31’ për rezultatin final 2:0.
Me këtë fitore skuadra e Chelseat kalon në gjysmëfinale të FA Cup, duke eliminuar Middlesbrough në çerekfinale me rezultat 2:0.