75 Mall Live Search
15:06 / E Diele, 20 Mars 2022 / LB

Ballkani marshon drejt titullit, mposht Drenicën

Ballkani vazhdon me hapa të sigurtë drejt titullit. Therandasit në shtëpi triumfuan ndaj Drenicës.

Në ndeshjen e cila i takoj xhiros së 26-të në Superligë, ekipi i Ilir Dajës fitoj me rezultat të pastër 2:0 ndaj skuadrës nga Skënderaji.

Golat e fitores për ekipin e Ballkanit u shënuan nga Blendi Baftiu 40′ dhe Lumbardh Dellova 59′. Me këtë fitore Ballkani është ngritur në kuotën e 54-të pikëve, pesë me shumë se Gjilani në vendin e dytë.

Ndërkaq, Drenica zbret në pozitën e shtatë me 32 sosh.