75 Mall Live Search
19:47 / E Diele, 20 Mars 2022 / AR

Lajm i ëmbël/ Taulant Xhaka baba për herë të dytë

Familja e futbollistit Taulant Xhaka po zgjerohet.

Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në Instagram, shkruan Indeksonline.

Duke publikuar një imazh bashkë me bashkëshorten Arbnoren, djalin aty mori vëmendje barku i fryrë i Arbnores, imazh përmes të cilit konfirmuan që dyshja do të bëhen prindër për herë të dytë.

“Dhurata më e madhe që mund t’i bëni dikujt është koha juaj, vëmendja juaj, dashuria juaj dhe një mrekulli e re 🤍”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit./Indeksonline/