75 Mall Live Search
22:52 / E Diele, 20 Mars 2022 / kutia

Gola, spektakël, terr, ferr, poker, Barça ia bën bajat futbollin Realit

Barcelona duket se është duke kaluar në formën më të mirë të sezonit.

Katalonasit kanë mposhtur Real Madridin me rezultat 0-4 në ndeshjen e javës së 29-të të La Ligas.

Rezultati ka mundur të ishte edhe më i thellë nëse do të shfrytëzoheshin si duhet rastet.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Aubameyang në minutën e 29-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Araujo nëntë minuta më vonë.

Në pjesën e dytë, Barcelona e nisi fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht shënoi Torres në minutën e 47-të e më pas Aubameyang në minutën e 53-të.

Për kundër humbjes, Reali mbetet në krye me 66 pikë derisa Barcelona është e treta me 54 pikë. /IndeksOnline/