75 Mall Live Search
23:22 / E Diele, 20 Mars 2022 / AR

Bajqinovci: Komisioni vlerësues është dashur t’i pyeste kandidatët për kryeprokuror se a e përkrahin procesin e vetingut

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se komisioni vlerësues është dashur t’i pyeste kandidatët për kryeprokuror se a e përkrahin procesin e vetingut.

Sipas tij, kjo do të ishte pyetja më e drejtë përmes përgjigjes të së cilës do e vlerësonim edhe integritetin moral dhe profesional të kandidatit për kryeprokuror.

“Secilin nga kandidatët për kryeprokuror, komisioni vlerësues, është dashur ta pyeste se a e përkrahin procesin e vetingut…kjo do të ishte pyetja më e drejtë përmes përgjigjes të së cilës do e vlerësonim edhe integritetin moral dhe profesional të kandidatit për kryeprokuror”, shkruan ai./Indeksonline/