75 Mall Live Search
11:37 / E Hënë, 21 Mars 2022 / AR

Yjet e Hollivudit bëhen bashkë, organizojnë koncert për Ukrainën

Camila Cabello, Ed Sheeran, Emeli Sandé, Gregory Porter dhe Snow Patrol janë interpretuesit e parë që kërkuan të kenë koncert për Ukrainën.

Koncerti dy orësh do të mbledhë para për humanizmin në Ukrainë, dhe do të mbahet me 29 mars e martë, transmeton Indeksonline.

Shfaqja do të transmetohet në të gjithë ITV, STV, ITV Hub dhe STV Player dhe është prodhuar nga Livewire Pictures.

Koncerti do të mbahet në Resorts World Arena, Birmingham, me bileta që do të dalin në shitje të martën, më 22 mars.

Janë bashkuar 15 organizata bamirëse të MB-së për të mbledhur fonde shpejt dhe me efikasitet.

Trembëdhjetë nga 15 anëtarët e DEC ose po përgjigjen ose po planifikojnë të përgjigjen në Ukrainë ose në vendet fqinje dhe do të marrin fonde nga ky apel./Indeksonline/