Teksa Nora kurdis diçka, ne ideojmë një veshje pas fotove të saj

Projektet e radhës e kanë zhvendosur Nora Istrefin në Australi, nga aty ku ka ndarë disa foto të saj që kanë mjaftuar për të huazuar pak nga stili i saj.
Kombinimi i xhinseve me kambale dhe kapele të zezë mbetet një trend që s’del asnjëherë nga moda dhe Nora e risolli dhe njëherë.
“Punë dhe kënaqësi”, ka shkruar këngëtarja, por nuk kq zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.
Sa Nora merr kohë të na thotë se çfarë po kurdis, ne marrim kohën tonë të ideojmë kombinimin e radhës që duhet të ketë me patjetër 3 aksesorë: xhinse të zbardhura, kambale dhe kapele!