75 Mall Live Search
13:40 / E Hënë, 21 Mars 2022 / MSH

Liderët botërorë sot bisedojnë për përgaditjet e takimit të NATO-s

Fuqitë botërore, ShBA, Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe, sot do të realizojnë një telefonatë të përbashkët.

Kryeministri italian, Mario Draghi, do të bisedojë me presidentët Joe Biden e Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe homologun britanez, Boris Johnson.

Bisedimet do t’i dedikohen përgaditjeve të NATO-s, G7-tës dhe Këshillit Evropian për mbledhjet që do të organizojnë gjatë javës.

Lajmin e ka bërë të ditur Qeveria italiane, në një deklaratë publike.