75 Mall Live Search
14:18 / E Hënë, 21 Mars 2022 / MSH

Konjufca takohet me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Chryssoula Aliferi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim lamtumirës shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Chryssoula Aliferi.

Kryetari Konjufca falënderoi ambasadoren Aliferi për rolin e saj përgjatë mandatit si shefe e Zyrës Greke në avancimin e bashkëpunimit bilateral në projekte dhe fusha me interes të përbashkët.

Ai po ashtu ritheksoi rëndësinë që do të kishte dhe vazhdon ta ketë njohja nga ana e shtetit grek për integrimin evropian dhe euroatlantik të shtetit tonë.

Në takim u shpreh gatishmëria e dyanshme për thellimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë.