75 Mall Live Search
14:19 / E Hënë, 21 Mars 2022 / k.v

Shtëpia e Bardhë mbledh krerët e bankave dhe kompanive të naftës për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se sot do të mbledh në një takim krerët kompanive të naftës dhe bankave, ExxonMobil, JPMorgan, Bank of America dhe kompanive të tjera të mëdha për të diskutuar çështjen e agresionit rus në Ukrainës.

CNN citon zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë që konfirmojnë se takimi i mbyllur organizohet nga Këshilli Ekonomik Kombëtar dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe do të udhëhiqet nga sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, sekretarja për Tregti, Gina Raimondo dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Takimi është thirrur pas pasi lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndëshkuese të Perëndimit ndaj Rusisë, kanë filluar të peshojnë në ekonominë botërore dhe ndërprerjet e furnizimit po ndikojnë në ushqim, energji e mallra tjera duke kërcënuar të krijojnë inflacionin më të lartë në 40 vjet.