75 Mall Live Search
11:53 / E Martë, 22 Mars 2022 / B O

Kaos në Gjermani, anulohen qindra fluturime!

Në shumicën e aeroporteve në Gjermani është krijuar kaos për shkak të anulimeve të shumta të fluturimeve.

Krejt kjo është shkaktuar për shkak të grevës së stafit të sigurisë lidhur me pakënaqësitë e vazhdueshme rreth pagave.

Deri më tani në aeroportin më të madh, atë të Frankfurtit janë anuluar 108 fluturime, shkruan Indeksonline.

Vetëm sot ishin planifikuar rreth 790 fluturime, por që shumica e tyre do të anulohen.

Në aeroporte është ngritur një shërbim urgjence për emergjencat dhe transferimin e pasagjerëve.

Sindikata kërkon që pagat në shërbimet e sigurimit të aviacionit të rriten me të paktën një euro në orë./Indeksonline/