Bislimi arsyetohet për “skandalin diplomatik”: Biseda ka qenë shumë e frytshme

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, ka thënë se skandali diplomatik me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, nuk ka pasur kurrfarë keqkuptimi në këtë aspekt.
Ndonëse u demantua nga Bjorn Berge, Bislimi tha se biseda e zhvilluar mes tyre ka qenë shumë e frytshme.
“Në sytë e Berger nuk ka kurrfarë keqkuptimi, Berger është zëvendëskryetar i Këshillit të Evropës dhe ka kompetencat e veta, si dhe ju siguroj në tërësi se biseda ka qenë shumë e frytshme. Kjo vetëm është parë në sytë e disave në Kosovë”, tha ai, transmeton EO.