Mbretëria e Bashkuar i jep Ukrainës mbi 4000 sisteme raketore antitank

Mbretëria e Bashkuar u ka ofruar forcave ukrainase më shumë se 4,000 sisteme raketore antitank për të ndihmuar në “rezistencën e tyre kundër agresionit rus”.
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë, përmes një postimi në Twitter, thotë se pajisjet e dërguara Armë të Lehta Anti-Tanke.
Në Twitter, Ministria e Mbrojtjes thotë se Mbretëria e Bashkuar ka “sisteme të mjaftueshme armësh për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar dhe për të mbajtur angazhimet tona ndaj NATO-s”.