Viti: Gruaja kanoset nga burri në burg bashkë me kunatin që ndodhet jashtë shtetit

Një grua në Viti ka njoftuar policinë se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj i cili gjendet në vuajtje të dënimit, dhe kunati i saj i cili gjendet jashtë shtetit.
Policia bën me dije përmes raportit se në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet.
“DHUNË FAMILJARE / KANOSJE /Viti, 22.03.2022-09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet në vuajtje të dënimit dhe kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet jashtë Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”.