75 Mall Live Search
10:37 / E Mërkurë, 23 Mars 2022 / B O

“Sheherzadja”, jahti i Putinit që ka mbetur shkret në Itali

Super jahti i Vladimir Putinit, “Sheherzade” është bllokuar në portin e Carrara në Itali për rreth një muaj.

Në fakt pronësia e jahtit gjithmonë ka qenë e dyshimtë, por kritiku i Putinit, Navalny ka zbuluar se jahti është në pronësinë e presidentit rus, shkruan Indeksonline.

Për jahtin luksoz viteve të fundit është përkujdesur forca e sigurisë FSO, një organizatë me rreth 40,000 anëtarë që është përgjegjëse, ndër të tjera, për sigurinë e presidentit rus.

Jahti po qëndron në Carrara të Italisë dhe nuk i lejohet të dal në det pa ndonjë leje të qeverisë italiane./Indeksonline/