Kujtesa vjen me 3 pako të reja

Risitë në platformën Kujtesa janë të vazhdueshme, duke qenë gjithmonë në hap me kohën për plotësimin e nevojave të klientëve, Kujtesa përsëri ofron kontentin më unikat, shpejtesinë dhe stabilitetin më të mirë të internetit në vend.
Kujtesa prezenton ofertën me tre pako te ndryshme. Oferta Pako Plus , Oferta Pako Ultra dhe Oferta Pako Pro. Kujtesa është platforma e cila në pakot e veta ofron një përmbajtje ekskluzive përmes kanaleve vendore si Klan Kosova, RTV Dukagjini, Kanal10, AlsatM, dhe 15 kanaleve sportive të cilat ofrojnë një program të larmishëm dhe atraktiv njëlloj sikurse pakot e platformes tonë.
“Të gjithë ata të cilët abonohen në pakot tona për 3 apo 5 vitet e ardhshme kanë mundësinë që përmes kanaleve tona sportive në Kujtesa të ndjekin sportin me ligat më ekskluzive dhe atraktive vendore e nderkombëtare të futbollit dhe sporteve tjera. Pako PRO e cila ka internet me shpejteëi deri në 350mbps, mbi 250 kanale HD, shumica e të cilave janë me ekskluzivitet në Kujtesa si Liga e Kampionëve, SERIE A, La Liga, Ligue 1, Ligen elite turke, Kupen e Liges Angleze, Kupen e Italise, Formula 1 dhe MotoGP, NBA, Euroliga basketball, Superligën e Kosovës në Futboll, Basketbolli i Kosovës, Italise dhe Turkiqse si dhe Ligën Unike të Basketbollit e shume te tjera. Përveç shumë ndeshjeve sportive abonentët kanë qasje edhe në kanalet të cilat kërkohen nga familjet si seriale dhe filma të kanaleve më të mira Turke”, thuhet në një njoftim të kompanisë “Kujtesa”.