Sean Penn zotohet të ndihmojë refugjatët ukrainas pas pushtimit rus

Aktori amerikan, Sean Penn, po tregon mbështetjen e fortë për Ukrainën.
Fituesi i çmimit ‘Oscar’, u takua më kryetarin e bashkisë së Krakovës, Jacek Majchrowski, për të nënshkruar kontratën humanitare këtë të mërkurë, transmeton Indeksonline.

Fondacioni CORE e Seanit, të cilin e nisi në vitin 2010 për të ndihmuar viktimat e tërmetit të Haitit, tani do të ndihmojë refugjatët ukrainas në Poloni.

Muajin e kaluar u njoftua se Sean po filmonte një dokumentar për pushtimin rus të Ukrainës për Vice .
Ai më vonë e quajti luftën një “gabim brutal” në mediat sociale , duke vlerësuar përpjekjet e Presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe popullit ukrainas./Indeksonline/

