“Dardanët” të gatshëm për ballafaqimin me Burkina Fason

Kombëtarja e Kosovës është e gatshme për miqësoren me Burkina Fason, e cila zhvillohet, të enjten, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Dardanët”, të mërkurën, e kanë zhvilluar seancën e tretë dhe të fundit para kësaj ndeshjeje, ku u punua me dinamizëm dhe në detaje taktike. Atmosfera në ekip është mjaft e mirë dhe të gjithë presin që ta nisin vitin me këmbë të mbarë.
Nga afër stërvitjen e ndoqi edhe Arbër Zeneli, i cili mungon për shkak të lëndimit në këto dy miqësore, por që ka zgjedhur të jetë afër bashkëlojtarëve për t’i mbështetur moralisht. Para stërvitjes në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Alain Giresse dhe kapiteni Amir Rrahmani. Giresse ka thënë se entuziazmi tek futbollistët para duelit me Burkina Fason është i madh.