Koreja e Veriut teston raketën e ndaluar interkontinentale

Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale të ndaluar (ICBM) për herë të parë që nga viti 2017.
Zyrtarët japonezë vlerësuan se raketa fluturoi më shumë se një orë dhe ka arritur një lartësi prej më shumë se 6,000 kilometrash dhe ra në ujërat japoneze, raporton BBC.
Koreja e Veriut ka nisur një sërë testesh raketore në javët e fundit.
OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut nga testet e armëve balistike dhe bërthamore dhe ka vendosur sanksione të rrepta pas testeve të mëparshme./Indeksonline/
