Biden takohet me sekretarin e NATO-së, flasin për luftën në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Temë diskutimi ishte trajtimi për luftën në Ukrainë, të cilët presidenti i SHBA-së e ka konsideruar të paprovokuar dhe të pajustifikuar.
“Ne diskutuam unitetin dhe forcën e aleancës, përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për të penguar dhe mbrojtur kundër çdo agresioni dhe mbështetjen tonë për Ukrainën”, ka shkruar Biden. /Indeksonline/