Nga nesër mbyllet një segment i rrugës Prishtinë-Mitrovicë, shkak vazhdimi i punimeve

Nga nesër me nesër 25 mars 2022, do të bëhet mbyllja e në pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmenti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3.
Kjo pasi që në këtë pjesë do të zhvillohen punimet e asfaltimit të kësaj rruge.
Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytësohet rruga alternative.
Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 7.00 e mengjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 ( e dielë).
Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët./Indeksonline/