75 Mall Live Search
15:29 / E Enjte, 24 Mars 2022 / AR

Udhëheqësit e NATO-s ia zgjasin mandatin Stoltenberg

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord që të zgjasin edhe për një vit mandatin e Jens Stoltenberg, si sekretar i përgjithshëm, pasi aleanca ushtarake perëndimore vazhdon t’i përgjigjet pushtimit rus të Ukrainës.

Duke konfirmuar vendimin në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se, Perëndimi përballet me “krizën më të madhe të sigurisë”.

Stoltenberg ka mbajtur këtë pozicion që nga tetori i vitit 2014./Indeksonline/