75 Mall Live Search
17:01 / E Enjte, 24 Mars 2022 / A. M.

Ferizaj hap dyert për 5 futbollist ukrainas e familjet e tyre

Skuadra e Ferizajt ka hapur dyert për pesë futbollistë ukrainas dhe familjet e tyre.

Më poshtë postimi i FC Ferizaj

Klubi ynë solidarizohet me Ukrainën, përkatësisht futbollin Ukrainas.

Kryetari i bordit të klubit, Lulzim Abazi, ka dërguar një email drejtuar Federatës së Futbollit të Ukrainës, në mënyrë solidarizimi përshkak të luftës e cila po zhvilohet në shtetin e Ukrainës.

Poashtu njoftimin me email ua kemi dërguar shtëpive të mëdha të futbollit, FIFA-s dhe UEFA-s, dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.

Klubi yne i ka ofruar Federatës së Futbollit të Ukrainës se mund të siguroj strehim në Kosovë për 5 futbollistë me familjet e tyre nga Ukraina deri ne përmisimin e gjendjes në shtetin e tyre.

Kjo është në shenjë solidarizimi me kolegët tanë nga i njejti sport në Ukrainë.