75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 25 Mars 2022 / OSH

Vdes punëtori që u lëndua para një jave në Ferizaj

Një person ka vdekur në Qendrën Kryesore Spitalore të vendit, si pasojë e lëndimit në vendin e punës.

Rasti që nga policia po cilësohet  si rrezikim i sigurisë në vendin e punës, kishte ndodhur me 16 mars në Ferizaj, dhe që nga atëherë tashmë i ndjeri kishte qëndruar për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Policia bëri me dije të premtën se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.