75 Mall Live Search
09:48 / E Premte, 25 Mars 2022 / OSH

Moska godet depon kryesore të karburantit të ushtrisë ukrainase

Moska goditi një depo karburanti të ushtrisë ukrainase, përmes hedhjes së raketave nga deti.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte goditur një nga depot kryesore të furnizimit jashtë Kievit me një raketë “Kalibr Igor Konashenkov.

Moska raportoi gjithashtu se 204 sisteme ukrainase të mbrojtjes ajrore, 1,587 tanke dhe automjete të tjera të blinduara, 261 dronë janë shkatërruar që nga fillimi i asaj që vazhdon ta quajë një “operacion special ushtarak” në Ukrainë më 24 shkurt.