“Dosti” i Putinit, ish-kancelari gjerman Schroder flet për herë të parë për luftën në Ukrainë!

Për herë të parë që nga pushtimi rus i Ukrainës një muaj më parë, ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder ka folur publikisht për këtë temë.
Si Rusia dhe Perëndimi janë pjesërisht fajtorë për situatën aktuale, tha ai në një konferencë në Turqi.
“Në 30 vitet e fundit, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Perëndimi ka bërë shumë pak për të integruar Rusinë në sistemin ndërkombëtar. Ne nuk kemi krijuar një arkitekturë sigurie që pasqyron situatën e ndryshuar. Lufta në Ukrainë është një nga pasojat e këtij dështimi politik. Si Rusia dhe Perëndimi janë pjesërisht fajtorë për situatën aktuale. Por, kjo nuk e justifikon sulmin rus” ka thënë politikani gjerman.

77-vjeçari u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira që të bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund luftës, shkruan Indeksonline.
Ish-kancelari ka lidhje me nivelet më të larta të aparatit qeveritar rus. Ndër të tjera ai është anëtar i bordit drejtues të kompanisë energjetike Rosneft. Në fillim të muajit, Schröder udhëtoi fillimisht në Stamboll dhe më pas në Moskë për të ndërmjetësuar në konflikt – pa sukses.
Schröder ishte kancelar gjerman nga viti 1998 deri në 2005. Ai kishte rifituar postin për Partinë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD) pas 16 vitesh opozitë./Indeksonline/