75 Mall Live Search
12:11 / E Premte, 25 Mars 2022 / OSH

Osmani kujtoi avokatin Bajram Kelmendi me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin në 23 vjetorin e vrasjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sot avokatin Bajram Kelmendi me dy djemtë e tij, Kastriotin e Kushtrimin, të cilët u rrëmbyen nga forcat gjenocidale të Serbisë dhe u ekzekutuan mizorisht, 23 vjet më parë.

Ajo tha se vrasja e aktivistit për të drejta të njeriut dhe e djemve të tij ishte një veprim i paramenduar i pushtetit serb, pikërisht në ditën kur NATO-ja filloi sulmet ajrore për t`i dhënë fund përpjekjes së këtij regjimi për shfarosjen e popullit të Kosovës.

Në vijim gjeni të plotë postimin e presidentes:

Të rrëmbyer nga forcat gjenocidale të Serbisë, avokati Bajram Kelmendi me dy djemtë e tij, Kastriotin e Kushtrimi, 23- vjet më parë  u ekzekutuan mizorisht.

Vrasja e aktivistit për të drejta të njeriut dhe e djemve të tij ishte një veprim i paramenduar i pushtetit serb, pikërisht në ditën kur NATO-ja filloi sulmet ajrore për t`i dhënë fund përpjekjes së këtij regjimi për shfarosjen e popullit të Kosovës.

Avokati Kelmendi do të mbahet mend për angazhimin në fushën e drejtësisë, e cila do të vendoset kur vrasësit e tij dhe dy djemve do të vihen para drejtësisë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për avokatin dhe bijtë e tij!